English

Moti i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 8 Nëntor, NOA - Masat ajrore te paqendrueshme do te vendosen ne te gjithe territorin shqiptar duke bere qe vranesirat dhe shirat te jene prezent qe ne oret e para te mengjesit. Mesdita do te shtoje intensitetit e shirave ne veriperendim dhe jugperendim te vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do të vijoje me vranesira dhe shira te konsiderueshme ne te gjithe pjesen perendimore te shqiperise ndersa zonat malore lindore do te kene shira ne sasi me te pakta. Ne te njejtat kushte te destabilitetit atmosferik do te mbetemi gjate nates dhe deri ne mengjesin e se martes. Temperaturat e mengjesit do te rriten me 2 grade por mesdita do te sjelle 3- 4 grade renie te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e forte me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete problematik sidomos ne bregdetin Jon ku dallget do te arrijne deri ne 6 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te dominohet nga vranesira dhe shira. Rajoni i mesdheut dhe zona e alpeve do te perfshihen nga nje sisitem i fuqishem vranesirash dhe reshjesh shiu e debore. Problematike serish do te jete italia Veriore ku shirat do te jene me rrembim dhe intensitet te larte. Po ashtu ne kushte te vranesirave dhe shirave do te jene jugperendimi i kontinentit ku problematike do te jene franca dhe spanja pasi shirat do te jene te konsiderueshme dhe gjate gjithe dites. Europa veriperndimore do te kete reshe debore dhe temperatura te ulta. Perjashtim ben vetem Lindja e kontinetit ku dominues do te jete moti i kthjellet por temperaturat do te bien ndjeshem.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia do te alarmoje rrebeshe shiu dhe ere te forte;

Zona e Alpeve alarmon stuhi te forta ere dhe debore;

Franca rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere.

n.e/NOA

KOMENTE