Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Fëmijët flenë përherë e më pak, nga 8 orë vetëm 6-7 orë
English

Studimi: Fëmijët flenë përherë e më pak, nga 8 orë vetëm 6-7 orë

Romë, 8 nëntor, NOA - Gjumi i fëmijëve po bëhet gjithmonë e më i vështirë, më i shkurtër dhe më i vështirë. Në një kohë që ata duhet të flenë të paktën 8 orë në natë, shpesh flenë më pak se 6-7 orë, gjë që shkaktohet pasi ata shkojnë në shtrat vonë, gjithnjë e më shumë.

Situata bëhet më e komplikuar pastaj gjatë adoleshencës, kur me diskot dhe përdorimin e kompjuterëve, ata shkojnë në shtrat shumë vonë, duke ndryshuar sjelljen e tyre, që mund të shoqërohet me çrregullime psikiatrike tek ta.

Kumbues e alarmit është dr. Maria Pia Villa, drejtore e qendrës së gjumit të Romës, njëkohësisht koordinator i grupit të studimit të “Sleep Medicine”, ndërmarrë nga pediatria italiane për cilësinë e gjumit të fëmijëve.

Ai thekson se kur ju jeni duke fjetur keq, ju shkoni në shtrat vonë dhe më pas kaloni shumë kohë para kompjuterit, krijohet një situatë e hiper-eksitimit.

“Dhe puna e tepërt mendore nuk është e mirë. Duke shkuar në disko, kur ju mund të shkoni të flini pastaj në orët 3-4 gjatë natës, ciklet e gjumit janë ndryshuar, dhe shoqërohet me probleme të rënda psikiatrike”, shton pediatrja.

n.e/NOA

KOMENTE