Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Heqja e vizave, rreze shprese për një bashkëpunim konstruktiv mes institucioneve
English

Topi: Heqja e vizave, rreze shprese për një bashkëpunim konstruktiv mes institucioneve

Tiranë, 8 nëntor, NOA – “Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë vendit, pasi dy dekada pas rënies së mureve izoluese të sistemit komunist, për shqiptarët ra një tjetër mur, ai i vizave që i kufizonte në të drejtën e tyre themelore për të lëvizur lirshëm në familjen evropiane së cilës i përkisnin”.

Kështu u është drejtuar sot qytetarëve shqiptarëm Presidenti i Republikës Bamir Topi në përshëndetjen e tij për vendimin e Be-së për heqjen e vizave.

“Është një gëzim i shumëpritur, që duhet ndarë si sukses i përbashkët, një sukses qytetar, i ëndërruar gjatë nga një prej popujve më të vjetër të kontinentit evropian”, e ka cilësuar këtë vendim kryetari i Shtetit, duke nënvizuar se dita e heqjes së vizave është data e tretë më e rëndësishme për shqiptarët, pas shpalljes së Pavarësisë dhe rënies së komunizmit.

Presidenti kujtoi në përshëndetjen e tij se shqiptarët pavarësisht se gjeografikisht e kanë pasur gjithmonë identitetin e tyre evropian.

“Siç, vëren shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, e kanë vuajtur mallin tragjik për Evropën e humbur, për shkak të pushtimeve të njëpasnjëshme e diktaturës komuniste, e cila e ktheu në strategji të vetën urrejtjen kundër Evropës, por fatmirësisht pa mundur ta çrrënjoste këtë identitet të shqiptarëve, identitet që u shpalos në dhjetor të 1990 me thirrjet e paharrueshme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”, theksoi presidenti Topi.

Në këtë kontekst presidenti shprehu besimin se çdo shqiptar, do të dijë të shfrytëzojë hapësirat, që i sjell lëvizja e lirë, në respekt edhe të të gjitha detyrimeve që ajo mbart.

Në ligjëratën e tij për këtë ditë të shënuar presidenti siguroi se “lëvizja e lirë është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë, por pa harruar se të tjera sfida na presin, që kërkojnë impenjimin maksimal të gjithsecilit, të institucioneve në rradhë të parë, e të politikës në veçanti, si projektuese e vullneteve vendimmarrëse për procesin në vazhdim të integrimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian”, vlerësoi presidenti.

Ai vërejti se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për harmoninë e komunikimit, për dialogun konstruktiv e përgjegjshmërinë qytetare, në interes të së ardhmes Evropiane të Kombit.

“Edhe vendimin e sotëm për lëvizjen e lirë, duhet ta shohim në këtë këndvështrim, si një nxitje për të vazhduar më tej e për t’u përmirësuar, jo vetëm në angazhimet e marra me faktorët ndërkombëtarë, por edhe në zbatim të kontratës sociale me qytetarët. Atëherë le ta kapim këtë moment të artë, duke kapërcyer çdo ndasi, keqkuptim apo interes thjesht politik. Këto janë pengesa gjë gjenden brenda nesh, e që na frenojnë të përparojmë më tej drejt Evropës”, bëri thirrje presidenti duke kërkuar që të shkrihen urat e dialogut mes forcave politike me qëllim gjetjen e kompromisit.

Duke iu referuar parimeve të lirisë, demokracisë, respektit për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, vlera këto të Evropës së Bashkuar, kryetari i shtetit apeloi se tashmë “Bashkëpunimi konstruktiv duhet të jetë filozofia udhëheqëse në aspiratën tonë, pasi demokracia që po përpiqemi të ndërtojmë e të konsolidojmë në këto dy dekada, nënkupton mes të tjerash respekt për tjetrin dhe shndërrimin e diversitetit ideor, në element dialogu e tolerance për qëllimin madhor të përbashkët, integrimin e plotë në Bashkimin Evropian”.

Vendimi i heqjes së vizave tha Presidenti në fund të fjalës së tij, vjen si rreze shprese për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar shqiptar.

mit/NOA
KOMENTE