English

Vizat, Tirana e zbukuruar me dekor festiv

Tiranë, 8 Nëntor, NOA – Kryeqyteti i Shqipërisë dhe gjithë qytetet e mëdha të vendit janë zbukuruar me dekor festiv, me rastin e vendimit të shumëpritur për gjithë shqiptarët mbi heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.

Tabela që referojnë kryeqytetet kryesore të Evropës janë vendosur në të gjitha pikëkalimet kryesore të Tiranës, duke dhënë idenë se shqiptarët tashmë do të mund të lëvizin të lirshëm dhe pa pengesa në territorin e vendeve që përfshihen në regjimin Shengen.

Ndërkaq, një festë e madhe është përgatitur të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”, duke ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në vigjiljen e madhe të heqjes së vizave.

Ky vendim ka kohë që pritet të merret nga shqiptarët, pasi vitin e kaluar përfituan para tyre lëvizje të lirë me Bashkimin Evropian, vende të tilla të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia apo Serbia.

n.e/NOA

KOMENTE