Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE: Turqia kujdes me Qipron, Maqedonia me Greqinë, Serbia me Hagën
English

BE: Turqia kujdes me Qipron, Maqedonia me Greqinë, Serbia me Hagën

Bruksel, 9 nëntor, NOA Update - “Në Islandë duhen bërë më shumë përpjekje nga autoritetet vendase që populli i këtij vendi ta kuptojë mirë se çfarë do të thotë integrim në Bashkimin Evropian”.

Kështu e ka vijuar dhënien e opinionit mbi vendet e interesuara për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, komisionari evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, ndërsa ka folur për Islandën.

Ndërsa duke kaluar më tej në rajonin e Ballkanit, pasi ka folur më lart për Shqipërinë dhe Malin e Zi, ai ka pohuar se asnjë vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa përmbushur kriteret.

Për këtë, ka theksuar se Maqedonisë përshembull, ajo që i duhet është një zgjidhje kushtetuese për emrin, lidhur me konfliktin që i ka lidhur me Greqinë rreth tij.

Ndërsa për Serbinë, Fyle ka thënë se për të, nevojitet patjetër bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si një kusht thelbsor për nisjen e negociatave

me Bashkimin Evropian për statusin e kandidatit.

“Ndërsa Bosnjë-Hercegovina ka nevojë për të krijuar një qeveri që të jetë angazhuar për të vazhduar reformat drejt Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Për ta përmbyllur me Kosovën në fund, për të cilën ka theksuar se atje “procesi i decentralizimit ka ecur në mënyrë sinjifikative, por mbeten sfida politike për t’u realizuar”...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE