Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fushë-Krujë, identifikohet vjedhësi i disa bizneseve në zonë
English

Fushë-Krujë, identifikohet vjedhësi i disa bizneseve në zonë

Fushë-Krujë, 9 nëntor, NOA - Në kuadër të operacionit “Festina”, në mesnatën e sotme policia e Durrësit ka arrestuar 39 vjeçarin Astrit Nika, i dyshuar për kryerjen e vjedhjeve të katër njësive tregtare në Fushë Krujë.

Policia e Krujës, tha për korrespondentin e agjencisë NOA se Astrit Nikës i faturohet vjedhja me thyerje e një argjendarie në datën 31 tetor, ku ai vodhi 87 copë ora dore të markave të ndryshme si dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish floriri; sende, që gjithsej kapin vlerën e 2.500.000 lekëve.

Gjithashtu ai dyshohet për vjedhjen në 15 tetor të lokalit të basteve “Ipbet”, ku janë marrë 2 aparate televizivë Plazmo 42polësh, 4 aparate televizivë plazmo 22-polësh, 1 aparat satelitor Digitalb dhe 1 kompiuter; apo vjedhjen më datë 22 tetot të një dyqani të shitjes së bukës, në të cilën është marrë shuma prej 100.000 lekësh si dhe vjedhja me thyerje në po të njëjtën datë e një dyqani gazetashitjeje në Fushë Krujë, ku është marrë një sasi materialesh të shtypura.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi sekuestroi si provë materiale këto sende:

-85 ora të markave të ndryshme si Festina, Dolce Gabana, Vivaldi.

-23 unaza floriri, 4 copë zinxhira dore, aksesorë të tjerë floriri.

-2 televizotë plazmo 42 polësh

-2 televizorë plazmo 22-polësh

-1 kompiuter së bashku me gjithë aksesorët

-fatura shitjeje (të cilat mendohet se i përkasin dyqanit të bukës)

-Materiale të shtypura

-Mjete të ndryshme prerëse dhe sharruese të cilat mendohet të jenë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve me qëllim depërtimin në mbiente.

-Një sasi municionesh luftarake

Sasia e materialeve të sekuestruara në banesën e Astrit Nikës kap vlerën e rreth 3.000.000 lekëve.

Identifikimi i Astrit Nikës si autori i këtyre vjedhjeve u arrit falë punës hetimore e dokumentuese, për të cilën policia ende po punon intensivisht edhe në drejtim të zbardhjes së veprave të tjera ndaj pronës të ndodhura në këtë zonë.

Nika po procedohet penalisht për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

mit/NOA
KOMENTE