Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Heqja e vizave efekte pozitive në ekonomi
English

Meta: Heqja e vizave efekte pozitive në ekonomi

Tiranë, 9 nëntor, NOA – Liberalizimi i vizave pritet të sjellë efekte pozitive për ekonominë shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta tha se efektet pozitive kanë të bëjnë me intensifikimin e shkëmbimeve, jo vetëm njerëzore, po edhe tregtare dhe ekonomike. “Përshpejtimi i lëvizjes dhe i qarkullimit veçse është pozitiv edhe për ekonominë”, theksoi meta gjatë një prononcimi për mediat.

Ai theksoi se pas kualifikimit për marrjen e licencës 3G, të dy kompanive celulare Vodafone dhe Eagle Mobile, privatizimi i licensës 3G është një sukses i transparencës dhe rritjes ekonomike. Deklaratat zëvendëskryeministri Meta i bëri pas aktivitetit me Bankers Petroleum, për raportin e të bërit biznes.

“Treguesi më i mirë i klimës për biznesin në Shqipëri mendoj që është tenderi i zhvilluar dje për licencën për 3 G, ku fituesi doli me trefishin e vlerës së përllogaritur sipas të gjitha standardeve evropiane, dhe disa herë më lart se sa në vende të tjera të rajonit”, tha Meta.

Sipas Metës kjo tregon një interes në rritje të investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri dhe një normë shumë të lartë fitimi në këtë vend, për shkak të mundësive gjithnjë e në rritje dhe për shkak të një ekonomie gjithnjë dhe më vibrante.

Ndërkohë ministri i Ekonomisë garantoi se priten privatizime shumë të rëndësishme dhe të suksesshme, ku ai cilësoi privatizimin e Albpetrolit si dhe privatizimin e katër hidrocentraleve të vogla dhe të mesme, që nuk janë pjesë e lumit Drin.

mit/NOA
KOMENTE