English

Orgazma te femrat, prek 30 zona të trurit

Uashington, 9 nëntor, NOA - Të fshehtat e trurit të femrave gjatë orgazmës, janë fotografuar nga një shkencëtar amerikan, i cili zbuloi se në momentin e kënaqësisë maksimale seksuale të tyre, aktivizohen deri në 30 zona të trurit aktive te gratë, duke përfshirë ato që janë përgjegjëse për emocionet, ndjesitë, kënaqësitë dhe kujtesën.

Eksperimenti është bërë nga një psikolog i universitetit Rutgers në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të paraqiten në “Neuroscience 2010”, një konferencë të organizuar nga Shoqëria Amerikane e Neuroshkencës.

Studimi ka zbuluar sesi në fushat e djathta të trurit janë plot 30 të tilla që janë aktivizuar gjatë orgazmës.

Ai ka gjetur sesi gjatë orgazmës femërore, aktivizohen edhe zonat që kanë të bëjnë me urinë apo etjen.

n.e/NOA

KOMENTE