Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU: Pikëllim për viktimat, solidarizohemi në ndihmë të familjarëve e të plagosurve
English

PDU: Pikëllim për viktimat, solidarizohemi në ndihmë të familjarëve e të plagosurve

Tiranë, 9 nëntor, NOA – Partia Drejtësi dhe Unitet e njohur ndryshe si partia që mbron interesat dhe të drejtat e humbura të popullsisë çame në tokën e saj në Çamëri, ka ngushëlluar sot familjarët e viktimave të aksidentit të rëndë në rrugën kombëtare Ballsh-Tepelenë, ku gjetën vdekjen në rrugën përdrejt Athinës me autobusin Tiranë-Athinë, 9 persona dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.

PDU shpreh dhimbjen ndaj njerëzve të humbur tragjikisht në këtë aksident mbrëmjen e shkuar, si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e saj për t’u ardhur në ndihmë familjarëve të viktimave dhe të plagosurve.

Në mesazhin e ngushëllimit PDU shpreh falënderimin e saj për punën e mjekëve dhe punonjësve të ndërhyrjes së shpejtë dhe të gjithë ata që rendën të ndihmojnë të mbijetuarit e kësaj tragjedie, duke sfiduar vetveten për të shpëtuar bashkëatdhetarët që gjendeshin në momentin më të vështirë të jetës.

Në këto çaste të vështira, PDU lutet që shpirtrat e viktimave të prehen në paqe dhe të plagosurit të shërohen sa më shpejtë.

mit/NOA

Lexoni gjithcka mbi ngjarjen tragjikeSHIKONI TE GJITHA FOTOT TE GALERIA
KOMENTE