Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama-Barbier: Të bashkëpunojmë për hetimet
English

Rama-Barbier: Të bashkëpunojmë për hetimet

Tiranë, 9 nëntor, NOA - Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, zhvilloi sot një takim me delegacionin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Francës, i cili përbëhej nga Jean Pierre Dreno, anëtar i formacionit kompetent për prokurorët brenda CSM dhe Luc Barbier, anëtar i formacionit kompetent për gjyqtarët.

Rama, vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis institucioneve të të dy vendeve duke shprehur bindjen që bashkëpunimi në fusha të veçanta të rritet më tej.

Duke bërë një pasqyrë të punës, ajo vërejti se Prokuroria e Republikës së Shqipërisë është një institucion i pavarur sipas Kushtetutës së vendit, dhe më tej dha një panoramë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Njëkohësisht, Rama shtjelloi dhe prioritetet në punën e Prokurorisë së Përgjithshme duke evidentuar luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimit ndërkufitar, trafiqeve të të gjitha llojeve e pastrimit të parave, të sigurimit të kufijve si dhe rolin e prokurorisë në zbatim të këtyre angazhimeve.

Nga ana e tij, Jean Pierre Dreno u interesua për punën e organit të akuzës në luftë kundër kriminalitetit si dhe për marrëdhëniet midis prokurorisë, gjykatave dhe pushtetit ekzekutiv.

Duke vlerësuar punën e prokurorisë, ai u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e hetimeve lidhur me krimin e organizuar, trafikun e paligjshëm dhe atë të pastrimit të parave.

Nga ana e saj, prokurorja e Përgjithshme, e vlerësoi këtë takim si një mundësi për vendosjen në terma konkretë të bashkëpunimit, duke theksuar se arritjet e institucionit janë mbështetur dhe në seriozitetin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

n.e/NOA

KOMENTE