Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëdjegia e afganeve
English

Vetëdjegia e afganeve

Kabul, 9 nëntor, NOA - Gati çdo familje e varfër në Afganistan ruajnë sasi të vogla të benzinës dhe një shkrepëse zjarri. Kjo është një traditë që nënkupton kombinimin vdekjeprurës, i cili i merr jetën qindra femrave afgane.

Për një numër të madh të femrave afgane ky është shpëtimi i vetëm nga martesat e dhunshme, varfëria dhe nëpërkëmbja në jetë. Këto dukuri janë pjesë e jetës së një afganeje.

Juma Gul ka qenë dëshmitare e një tragjedie të tillë. Nëna e saj Gul Zadi i kishte vënë zjarrin vetes, duke ndërruar jetë më pas në spitalin e Kabulit.

Zada që kishte 45 vjeç la jetim gjashtë fëmijë, edhe Juman e cila është një nënë e re e martuar.

“60 për qind e trupit të saj ishte djegur. Mjekët na informuan se nuk kishte shpëtim, sepse ajo ishte djegur fund e krye”, përkujton tmerrin Juma.

Tragjeditë e tilla vijnë pas problemeve familjare, të cilat është turp për t’i shfaqur apo qarë si halle në publik.

“Nëse femrat e reja vendosin që të braktisin shtëpinë dhe më vonë ato i gjen policia, menjëherë dhunohen apo mbyllen në burg. Por më e keqja është se në rast se do të kthehen në shtëpitë e tyre, ato e dinë se çfarë fati do t’i gjejë”, thekson në një raport Human Right Watch.

Ato që kthehen në shtëpi ekzekutohen për ruajtjen e nderit, ndërsa një pjesë e tyre i godasin për vdekje me gurë në vende publike. Ato që vetë digjen me zjarre dhe do të mbijetojnë, prapë se prapë do të anashkalohen nga jeta dhe se burrat e tyre martohen me gra tjera.

Sipas statistikave të fundit, mbi 50 për qind e afganeve martohen dhe lindin para moshës 18 vjeçare, ndërsa numri më i madh i martesave bëhet nga mosha 16 vjeç.

Një numër i madh i këtyre vajzave martohen si kompensim për borxhe, por ato fatkeqësisht gjatë tërë jetës do të pësojnë dhunë dhe keqtrajtim, për shkak se janë marrë si kompensim dhe do të konsiderohen si shërbëtore.

Spitali në qytetin Heratu, është i vetmi institucion shëndetësor i specializuar për shërimin e viktimave nga djegia.

Në këtë spital, në muajin tetor janë pranuar 75 gra të cila ishin djegur vetë në tentim për të shpëtuar nga jeta e dhunshme dhe kundër dëshirave dhe zgjedhjeve të tyre.

NOA-INA

KOMENTE