English

Vrasje makabre në Shijak, shuhen atë e bir

Shijak, 9 Nëntor 2010 NOA – Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur vetëm para disa minutash në Shijak. Viktimat janë identifikuar si A. S. 55 vjeç dhe djali i tij, I. S, 24 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katër rrugët e Shijakut”. Viktimat janë qëlluar me armë zjarri nga persona që për momentin mbeten të paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, që po kryejnë hetimet e rastit.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE