English

Adriana Lima vazhdon të mbetet numri një i “Victoria's Secret”

Londër, 10 nëntor NOA/ Rid Bulku - Në modelet e shumta të Victoria's Secret, Adriana Lima është sigurisht një nga numrat një.

Modelja braziliane e shkëlqyer, e cila kohët e fundit është bërë nënë, ka pozuar për stinën e re vjeshtë-dimër 2010-2011 për markën amerikane të të brendshmeve për femra.

Ajo është paraqitur në një formë perfekte fizike dhe tregon një bukuri mjaft sensuale dhe provokuese.

Nuk është rastësi, për më tepër, që Adriana është zgjedhur për të veshur sutjenat me vlerë 2 milionë dollar, Fantasy Bra, ngjarje e “Victoria's Secret” në fund të nëntorit, një shfaqje në të cilën do të jenë të pranishëm të gjithë ëngjëjt e Victoria's.

Me pak fjalë, një ikonë e bukurisë, një nga më të kërkuarat, më të paguarat dhe të njohura në botë.

r.b/NOA

KOMENTE