Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Argjentinë, shuhet Emilio Eduardo Massera
English

Argjentinë, shuhet Emilio Eduardo Massera

Argjentinë, 10 nëntor NOA - Është ndarë nga jeta në Buenos Aires ish-admirali i marinës Emilio Eduardo Massera, një nga tre anëtarët ushtarakë të regjimit të fundit të diktaturës në Argjentinë (1976-1983).

Massera, i cili ishte 85 vjeç, vdiq nga një goditje kardiake.

Ai u konsiderua si një simbol i represionit në Argjentinë. Në Itali ai ishte në gjykim dhe akuzohej për vrasjen e tre qytetareve me origjine italiane.

Lajmin e vdekjes së Massera e njoftoi agjencia Telam, duke shtuar se shefi i vrasjeve argjentinase u nda nga jeta në Spitalin Naval në kryeqytet.

Massera konsiderohet në Buenos Aires si një simbol i represionit në Argjentinë dhe përgjegjës për krime të shumta kundër të drejtave të njeriut.

Në Itali ai ishte në gjykim për vdekjen e Giovanni dhe Suzana Pegoraro dhe Maria Angela Aieta, që kanë ndodhur midis 1976 dhe 1977, gjatë kohës së diktaturës ushtarake.

r.b/NOA

KOMENTE