Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Mosmbajtja e premtimit për vizat, do të përbënte një fatalitet politik
English

Berisha: Mosmbajtja e premtimit për vizat, do të përbënte një fatalitet politik

Tiranë, 10 Nëntor, NOA – Mosmbajtja e premtimit që qeveria u bëri qytetarëve shqiptarë për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian, do të përbënte një fatalitet politik, se nuk ishte një premtim i vogël, por kishim të bënim me një premtim kapital, absolutisht kapital.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke përshëndetur vendimin për liberalizimin e vizave, i marrë para dy ditësh nga Bashkimi Evropian.

“Vendimi për heqjen e vizave, ka qenë shumë i vështirë dhe unë nuk premtoj kurrë gjëra që janë në duart e të tjerëve, por unë këtë premtim e bëra në të gjitha sallat dhe sheshet e Shqipërisë, i shtyrë nga asgjë tjetër, vetëm nga pasioni im i papërmbajtur që qytetarët shqiptarë të lëviznin të lirë dhe bindja e thellë se do të bënim gjithçka që kjo ëndërr të shndërrohej në realitet”, shtoi ai.

Duke pohuar se “çfarëdolloj çmimi do të paguhej për të plotësuar të gjitha standardet, në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin të lirë, në mbarë Evropën”.

“Kishim premtuar se do ta bënim në vitin e parë të qeverisjes dhe kjo ishte pesha e madhe e premtimit tonë se ne ishim ata që kishim detyrën që duhej të bënim gjithçka për të përmbushur këtë interes jetik të qytetarëve shqiptarë, por vendimin e kishin në dorë të tjerët gjithsesi”, tha më tej Berisha ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE