Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fratini mesazh urimi: Liberalizimi i vizave, një etapë e ndërmjetme drejt BE
English

Fratini mesazh urimi: Liberalizimi i vizave, një etapë e ndërmjetme drejt BE

Tiranë, 10 nëntor, NOA – Dy ditë pas vendimit që mori Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së për heqjen e vizave për Shqipërinë, Ministri i Jashtëm Italian, Franco Fratini nëpërmjet një mesazhi video ka përshëndetur liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Kryediplomati italian theksoi se lajmi ka gëzuar pa masë Italinë, një rezultat ky i shkëlqyer sipas tij për qytetarët shqiptarë.

Ai shprehet më tej se Shqipëria e meritonte heqjen e vizave, që nuk është një dhuratë e Evropës, por një rezultat të cilin autoritetet shqiptare e kanë merituar me punën dhe me bashkëpunimin me Evropën.

“Italia që nga momenti i parë ka qënë përkrah Shqipërisë për ta inkurajuar e për ta ndihmuar në këtë proces”, është shprehur ministri i Jashtëm Italian.

Ai shprehet i sigurtë kur thotë se ky rezultat do të afrojë akoma më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian, që ky të mos jetë fundi i një rruge, por i një etape të ndërmjetme.

Fratini uroi që liberalizimi i udhëtimit të qytetarëve shqiptarë, t’u mundësojë shumë të rinjëve jo vetëm takimin me tëafërmit e tyre por edhe ndjekjen e studimeve në Universitetin e Romës, një mënyrë që sipas tij do t’i bëjë shqiptarët të ndihen edhe më afër Italisë mike, që nuk ka kursyer asnjëherë mbështetjen për Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm Italian u shpreh në fund të mesazhit të tij se heqja e vizave erdhi edhe si një meritë e suksesit të qeverisë shqiptare, dhe të gjithë atyre që kanë dashur të arrijnë bashkarisht këtë rezultat të madh.

"Urime, të gjithë miqve shqiptarë për këtë sukses, të cilin e keni merituar, Qeverisë shqiptare, kryeministrit Berisha dhe të gjithë atyre që kanë dashur të arrijnë bashkarish këtë rezultat të madh”, përfundon mesazhi i z. Frattini.

i.t/NOA
KOMENTE