Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje me armë në qytetin e Vlorës, plaçkitet kazinoja
English

Grabitje me armë në qytetin e Vlorës, plaçkitet kazinoja

Vlorë, 10 nëntor 2010 NOA – Një grabitje me armë ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Vlorës, ku dy persona të armatosur kanë kryer plaçkitjen e një pike të lojërave të fatit.

Burimet në vendngjarje të cilave i referohet agjencia NOA, bëjnë të ditur se dy agresorët kanë hyrë në kazino duke kërcënuar personelin dhe të pranishmin se do të hapnin zjarr nëse nuk bindeshin dhe menjëherë më pas kanë urdhëruar që të zbrazen kasat.

Qetësisht në pak çaste kanë marrë paratë që u mblodhën dhe kanë dalë jashtë kazinosë duke vrapuar më tej për në drejtim të paditur.

Policia tha se dy autorët nuk kishin përdorur dhunë gjatë aktit të grabitjes ndërkohë që postblloqet e ngritura menjëherë pas ngjarjes, nuk kanë dhënë ende efekt në kapjen e të dyshuarve.

e.r/NOA

KOMENTE