Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, për herë të parë hapet një televizion që flet shqip (VIDEO)
English

Itali, për herë të parë hapet një televizion që flet shqip (VIDEO)

Një kanal i ri i kushtuar tërësisht emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Itali, është bërë pjesë e platformës dixhitale Sky. Tring Digital & Vizion+ në bashkëpunim me SKY Italia mundësojnë programet shqip për “Italianët e rinj” në Itali

Milano, 10 Nëntor 2010 NOA – Një kanal i ri i kushtuar tërësisht emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Itali, është bërë pjesë e platformës dixhitale Sky. Kështu, për herë të parë në historinë e platformave televizive ndërkombëtare, në platformën televizive italiane Sky, do të flitet shqip, pasi nis një kanal i ri “Babel”, i pari dhe i vetmi kanal dedikuar “Italianëve të rinj” që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Babel TV u lançua në një konferencë shtypi në Romë ku ishin prezent edhe përfaqësues të Tring Digital dhe Vizion plus.

Në Babel TV, emigrantët për herë të parë do të rrëfejnë jetën e tyre. Kanali i 141 i buqetës Sky, Babel TV, prej ditës së sotme do të shërbejë si guidë për gjithë shtetasit e huaj dhe ata italianë, duke u kthyer në një revolucion të vërtetë kulturor.

Babel TV partneritetin e tij programor për Shqipërinë e ka vendosur me Tring Dixhital dhe Vizion+, nga ku do të sigurohen edhe materialet që do të transmetohen për emigrantët shqiptarë në Itali.

Kanali Babel TV, pjesë ekskluzive e platformës Sky, themeluar prej manjatit australian Rupert Murdoch, do të transmetojë programe për komunitetet më të mëdha të emigrantëve në Itali, të zhvendosur nga Amerika Latine, Shqipëria, Rumania, Filipinet, Afrika dhe Ukraina. Çdo ditë e javës do t’i kushtohet programeve të secilës prej komuniteteve që u përkasin emigrantët.

Programi i Babel TV është vertikal, menduar nën konceptin e origjinalitetit dhe varietetit.

Çdo ditë i dedikohet një kombësie, për shqiptarët është rezervuar dita e enjte e javës.

Pjesë e programeve do të jenë intervistat me politikanë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Babel do të transmetojë programe në gjuhën origjinale me titra, të ardhura nga vendet e origjinës së emigrantëve, telenovela, filma apo dokumentarë, si edhe transmetime të realizuara nga vetë emigrantët e huaj që jetojnë në Itali.

Marrëveshja është arritur mes drejtuesve të Sky Itali gjatë një takimi me drejtues të paketës Tring Digital.

Këtë të enjte e cila si çdo javë do t’u dedikohet shqiptareve premierën e festojnë dy programe mjaft të dashura për shqiptarët prodhime të Tring Dixhital dhe Vizion Plus. E enjtja për shqiptaret e Italisë sjell ne ekranin e Babel Tv Apartamentin 2xl dhe Shik+.

Një hapësirë të rëndësishme zënë edhe programet kushtuar sportit, muzikës, dhe kulturës, ku pjesë e tyre do të jenë edhe programe për persona të suksesshëm shqiptarë në Itali. Emigrantëve do t’u rezervohen edhe lajme me nëntituj në italisht, por të realizuara nga të huaj.

Babel u drejtohet edhe italianëve për të mësuar më shumë nga kultura dhe historia e vendeve të tjera.

Mes programeve veçohen:

''Babzine'', një buletin i përditshëm i krijuar nga vetë të huajt e Italisë.

“Le të flasim qartë”, ku për herë të parë, gazetarë jo italianë intervistojnë politikanë dhe autoritete italiane.

“Parë nga Afër” që hulumton kulturën, sportit, traditën gastronomike të italianëve të rinj.

“Një mendim për të gjithë“prezanton temat juridike dhe ligjore më të debatuara të publikut.

“Sekreti i suksesit tim” zbulon sukseset e atyre që kanë dalë në krye suksesshëm si profesionistë, biznesmenë, dhe që janë integruar në shtresat socio-ekonomike duke fituar mbi sfidat e fatit.

Babel do të përfshijë edhe publikun e vet përmes komunitetit online në www.babel.it, një botë virtuale për ndarjen e ideve, mendimeve, sugjerimeve të rëndësishme për jetën e përditshme dhe të bashkëpunojnë në prodhimin e këtij kanali televiziv me komentet dhe kontributet e tyre.

e.r/NOA

{youtube}zOFpy4WoWjo{/youtube}

KOMENTE