Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti i keq, përmbyt Gjirokastrën
English

Moti i keq, përmbyt Gjirokastrën

Gjirokastër, 10 Nëntor, NOA – Moti i keq i dy ditëve të fundit ka shkaktuar dëmtime të shumta në akset rrugore të Gjirokastrës, shoqëruar me pasur vështirësi në qarkullim për lëvizjen e automjeteve.

Siç bëjnë me dije burime nga Gjirokastra për agjencinë e Lajmeve NOA, duke filluar nga dalja e qytetit Gjirokastër deri në Derviçan, si pasojë e reshjeve të shumta, aksi rrugor me Sarandën është rënduar së tepërmi nga prurja e inerteve dhe e sasisë së madhe të ujërave që kanë dalë mbi rrugë.

Po kështu, në këtë aks në vendin e quajtur Jorgucat ka pasur gjatë gjithë ditës vështirësi në qarkullim për të njëjtën arsye, të prurjeve të mëdha të inerteve dhe të vërshimit të ujit mbi asfalt.

Ndërkaq, po si pasojë e daljes së lumit Drino nga shtrati është bërë i pa kalueshëm aksi rrugor rural Gjirokastër-Komuna Lunxhëri dhe Gjirokastër Komuna Antigone, ku akoma për mjetet e vogla nuk është i mundur kalimi nga sasia e madhe e ujit mbi rrugë.

Ndërsa nga dalja e lumit Drino edhe nënstacioni i elektrikut në Gjirokastër është mbuluar nga uji, ku dhe është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Në fund, në aksin rural Gjirokastër-Komuna Lunxhëri, në vendin e quajtur Ura e Aznakut, tre automjete dhe disa shtetas u bllokuan nga uji.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë me automjete tip Landrover ku kanë bërë nxjerrjen e automjeteve së bashku me personat që ishin brenda, pa pësuar asnjë dëmtim.

n.e/NOA

KOMENTE