English

Presidenti i BE: Kritikat, Ballkani mos ta humbasë shpresën e integrimit

Bruksel, 10 Nëntor, NOA –Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet që ta humbasin shpresën për t`u anëtarësuar në Bashkimin Europian, edhe pse për shumë prej tyre, raport-progresi i KE-së nuk ka qenë aspak pozitiv.

Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompey, në prani të të kancelares Angela Merkel dhe shumë politikanëve të tjerë evropianë.

Më tej, ai i ka ftuar vendet e Bashkimit Evropian që të përfundojnë unitetin evropian dhe të pranojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të Bashkimit Europian.

Ditën e djeshme, gjatë publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor që pretendojnë të marrin statusin e kandidatit, komisionari për Zgjerim, Stefan Fyle, hodhi kritika për Maqedoninë në lidhje me çështjen e pazgjidhur të emrit me Greqinë; për Serbinë në lidhje me dorzimin e kriminelëve të luftës etj.

Ndërsa për rastin e Shqipërisë, tha se arsyeja kryesore e shtyrjes së statusit të kandidatit, ishte pikërisht ngërçit i krijuar politik mes dy palëve prej muajsh.

n.e/NOA

KOMENTE