Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Raporti i KE, refuzim dramatik i trenit të Shqipërisë për në BE
English

Rama: Raporti i KE, refuzim dramatik i trenit të Shqipërisë për në BE

Tiranë, 10 nëntor, NOA – Pas takimit me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, shefi i opozitës, Edi Rama e cilësoi opinionin negativ për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, si një refuzim dramatik.

Në një konferencë të posaçme për mediat, kryesocialisti Rama deklaroi se dokumenti i progres-raportit është një refuzim dramatik pasi Shqipëria humbi një tjetër tren për të mbërritur BE-në, si kandidate dhe për t’u ulur si anëtare në tryezën e Bashkimit Evropian.

Shefi i selisë rozë shprehu shqetësimin e opozitës se problemet që ngre progres raporti nuk po analizohen siç duhet nga qeveria, pasi refuzimi i statusit kandidat për ato pika kyçe të mosfunksionimit të institucioneve, është një rast për të theksuar me forcë shqetësimin e madh që opozita e ka shprehur në lidhje me krizën politike në vend dhe ngjarjet që pritet të ndodhin në të ardhmen.

Ne jemi të shqetësuar tha Rama për mënyrën se si qeveria e Shqipërisë adreson problematikën e këtij refuzimi, dhe në këtë pikë ai ritheksoi se qeveria ka dështuar, pasi ky arsyetim i refuzimit që bën qeveria përbën trajektoren më të shëmtuar të të parit të vërtetës, të bardhë në të zi.

Shefi i selisë rozë përmblodhi disa nga kritikat e ashpra në progres raport, ku mbi të gjitha institucioni i të zgjedhurve të popullit është jashtë funksionimit demokratik, duke theksuar se “Parlamenti shqiptar është një institucion me problematikë të rëndë që drejtohet në mënyrë abuzive nga kryetarja e Kuvendit”.

“Ne ndajmë të njëjtën pikëpamje me opinionin e KE-së për mosfunksionimin e parlamentit, por jemi të shqetësuar edhe për përpjekjen që e vërteta nuk po shihet ashtu siç duhet, dhe se parlamenti shqiptar është një institucion, që mishëron problematikën e rëndë të mosfunksionimit të demokracisë, përtej bojkotit nga opozita”, vlerësoi Rama.

Rama duke shprehur mirënjohjen për Komisionin Evropian sqaron se “KE mendon se qeveria nuk ka patur vullnet për të pranuar kompromisin e ofruar nga opozita, andaj bëri thirrje Rama është ora për të parë të nesërmen me qëllim, që ky tren të jetë i fundit për Shqipërinë drejt BE-së”.

Sipas Ramës kryeministri Sali Berisha duhet të lexojë dhe të pranojë ofertën e opozitës për të zgjidhur krizën politike, pasi nuk është opozita ajo që po mban politikën peng, por është qeveria ajo që keqqeveris vendin.

Duke numëruar kritikat e raportit, që flasin për kulturën e pandëshkueshmërisë, mosfunksionimin e parlamentit, administratën e politizuar, korrupsionin e niveleve të larta dhe për problemin e madh të pronës, që sot sikundër bëri me dije kryesocialisti Rama përmblidhen të tëra së bashku, Rama theksoi se “kurrë s’do të donim t’i kishim para syve si shprehje të refuzimit të BE-së për t’i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë.

“Europa i hap krahët shqiptarëve për të udhëtuar në hapësirën e saj dhe i mbyll derën Shqipërisë”, tha Rama, duke nënvizuar rishtas se nuk është opozita ajo që sjell keqqeverisjen, pasi keqqeverisja është atribut i qeverisë.

Ai theksoi se progres raporti përshkruan besnikërisht problematikën, që ka sot Shqipëria dhe jep me realizëm të plotë mundësinë për gjetjen e zgjidhjes, që bazohet tek leximi i rezolutës së PE-së gërmë për gërmë dhe implementimi i saj gërmë për gërmë.

Rama theksoi se gjatë takimit me Mirel, është folur për krizën e rëndë potenciale që rrezikon të shpërthejë për shkak të hapave antikushtetues të mazhorancës, e cila po grabitur taksat vendore për të paguar kompanitë, që përmes korrupsionit nisën të shisnin kasat fiskale, hapin për të kushtëzuar grantin e qeverisë me një 18 përqindsh, një plan për të nxjerrë jashtë loje sipas Ramës bashkitë dhe komunat që drejtohen nga opozita, arsye për të cilat Rama paralajmëroi se opozita nuk do t’i hedhë mbara krahëve, porse ajo është në përgatitje për të përshkallëzuar një protestë të paparë më parë në emër të autonomisë vendore.

Por, shefi i PS-së, evidentoi edhe çështjen e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, një tjetër krizë me peshë që rrezikon të hapet nëse qeveria do të marrë peng GJK-në, anëtarëve të së cilës u kërkohet të japin mendim për interpretime të kushtetutës lidhur me zgjedhjet.

Në këtë pikë Rama e quajti krejt një skenar të qartë antikushtetues, pasi është parlamenti që po mban peng zgjedhjen e anëtarëve të rinj të propozuar nga presidenti Bamir Topi, pasi sikundër tha ai është koha kushtetuese për t’i zgjedhur ata, një votim që po shtyhet në mënyrë të paligjshme me qëllimin që atyre anëtarëve që u ka përfunduar afati t’u kërkohet edhe interpretimi i kushtetutës.

Rama e mbylli fjalën e tij nga selia rozë me theksin për domosdoshmërinë që kryeministri Berisha të dëgjojë thirrjen e opozitës dhe të pranojë kompromisin me qëllim që t’i jepet fund një krize që po shkon drejt një pike pa kthim...Vijon...

mit/NOA
KOMENTE