English

Sot, funeralet e viktimave të aksidentit në Fratar

Tiranë, 10 nëntor, NOA – Zhvillohen sot përmes ceremonish të veçanta ceremonitë mortore të përcjelljes për në banesën e fundit të viktimave të cilat humbën jetën para dy ditësh në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Fier-Tepelenë.

Vetë kryeministri Berisha konfirmoi dje përmes një prononcimi publik se qeveria do të ndërmarrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeraleve të të ndjerëve që u ndanë nga të dashurit e tyre mbrëmjen e pardjeshme në afërsi të fshatit Fratar në Fier.

Nga ky aksident i rëndë që tronditi gjithë shqiptarët, humbën jetën 9 persona, ndërsa u lënduan 41 të tjerë, mes të cilëve edhe disa në gjendje të rëndë për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE