Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje! edhe 3 takime të reja me banorët
English

Vetëvendosje! edhe 3 takime të reja me banorët

Prishtinë, 10 nëntor, NOA - Në vazhdën e takimeve që po mban në tërë fshatrat e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje! mbajti dje tri tubime me qytetarë, në tri qendra të ndryshme të Kosovës. E para ishte në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, ku të pranishëm ishin aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Xhelal Sveçla dhe profesori i filozofisë politike në Universitetin e Tiranës, Elvis Hoxha.

Ky i fundit tha se “pika e parë që duhet ta bëjmë është bashkimi me Shqipërinë sepse Kosova duhet ta ketë këtë të drejtë. Me krijimin e intelektualëve më të mëdhenjë që dolën gjatë viteve 1912 e këndej ndodhi ndarja ndërmjet shqiptarëve, gradualisht po bëhet një ndarje edhe më madhe se ajo që ndodhi pas vitit 1912”.

“Ne duhet të kemi raporte reciproke vetëm me ata që na njohin si sovran. Negociatat e fundit janë të tmerrshme, në fakt negociatat nuk do duhej të ishin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës por ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Lëvizja Vetëvendosje! është lëvizje e nuk është parti politike, dhe kjo na bënë që ta ndryshojmë edhe kushtetutën, pra ne duhet të nisemi nga logjika “E kam mirë duhet ta bëjmë”. Ne jemi mjeshtër për luftë por nuk kemi mjeshtër për paqe. Kosova është vend i gjithë Shqiptarëve”, tha ai.

Nga ana tjetër, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje! Xhelal Sveçla u shpreh para vendasve se “Lëvizja VETEVENDOSJE! me 12 qershor ka marrë vendimin të dalë në zgjedhje, vendim i cili nuk ka qenë i lehtë, por ka ardhë si rezultat i nevojës së qytetarëve.

“Dy gjërat më negative që mund të ndodhin tek ne janë bisedimet me Serbinë dhe privatizimi neoliberal, të cilat duhet t’i ndalim. Ky nuk është privatizim, por është plaqkitje. Sa më shumë që shesin asete të rëndesishme aq më shumë marrin ryshfet qeveritarët, nëse ne nuk kemi të drejtë me i udhëheq resurset tona, ne nuk jemi ovran. Nëse nuk mendojmë gjatë gjithmonë do të jemi humbës”, theksoi ai.

Ndërsa tubimi i dytë u mbajt në fshatin Firajë, komuna e Shtërpcës, ku mori pjesë profesor Hysamedin Feraj, i cili foli për programin politik të Lëvizjes dhe mbi gjendjen politiko-ekonomike dhe sociale në Kosovë.

Në këtë tubim u antarësuan 28 anëtarë të rinj, nëntë prej të cilëve përbëjnë Këshillin e Zhvillimin të Pikës së Lëvizjes në këtë fshat.

Ndërkaq, tubimi i tretë u mbajt në fshatin Hajvali, ku ishin të pranishëm rreth 100 banorë të këtij fshati, nga të cilët 61 u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje!.

Programi politik i Lëvizjes u shpalos në pika të shkurtëra, nga aktivisti i Glauk Konjufca, duke u fokusuar në çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët e fshatit Hajvali.

n.e/NOA

KOMENTE