Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kouchner, mesazh urimi: Franca ju mbështet në rrugën e integrimit
English

Kouchner, mesazh urimi: Franca ju mbështet në rrugën e integrimit

Tiranë, 11 nëntor, NOA – “Vendimi i marrë më 7 dhe 8 nëntor shënon kështu një etapë të rëndësishme të afrimit të Shqipërisë me Evropën, me efekte të dukshme për popullsinë. Është një moment i një gëzimi të madh të përbashkët”.

Me këto fjalë e ka uruar Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Franceze, Bernard Kouchner, homologun Edmond Haxhinasto, për liberalizimin e vizave.

Kouchner, shkruan në mesazhin e tij se “vendimi i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qëndrim të shkurtër në favor të shtetasve shqiptarë, është shumë i rëndësishëm, pasi i përgjigjet dëshirës së popullsisë shqiptare për t’u hapur edhe më shumë drejt Evropës dhe kjo gjë më gëzon’, u shpreh ministri i Jashtëm francez.

Ai theksoi sakaq se autoritetet franceze e kanë mbështetur, që prej fillimit të procesit, liberalizimin e vizave në favor të vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, dhe të Shqipërisë në veçanti.

“Unë vetë personalisht jam angazhuar shumë në favor të kësaj mase”, tha Kouchner, duke vënë theksin në punën e përkushtuar të Shqipërisë për të plotësuar kriteret e udhërrëfyesit.

“Ky i fundit në fakt do të ndiqet me rigorozitet, për t’u siguruar që masat e zbatuara për të përgatitur liberalizimin e vizave do vazhdojnë realisht të aplikohen. Besueshmëria e proçesit të liberalizimit ka këtë çmim. Ajo është në interes të të dy vendeve tona”, evidentoi shefi i diplomacisë franceze.

Në këtë kontekst ai garantoi se Franca do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE.

mit/NOA
KOMENTE