English

Kuvendi voton me 73 vota pezullimin e dekreteve të Presidentit

Tiranë, 11 nëntor, NOA – Kërkesa e propozuar nga një grup deputetësh të mazhorancës për pezullimin e votimit të dekreteve të Presidentit për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese deri sa kjo të marrë vendim për interpretimin e kushtetutës për rrotacionin e katër anëtarëve, është votuar me 73 vota pro të mazhorancës duke vënë në jetë kështu pezullimin e votimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, një propozim ky i cilësuar si antikushtetues nga opozita.

Pak përpara se kërkesa e deputetëve të mazhorancës të votohej deputetja vasilika Hysi theksoi se Parlamenti nuk ka të drejtë të pezullojë votimin e dekreteve të Presidentit pas ky veprim cënon jo vetëm kushtetutën, por edhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Hysi ka përmendur edhe rekomandimet e BE-së dhe pasojat për këtë pezullim janë vërtet të rënda.

Por, Kryeministri Sali Berisha theksoi se është kërkesa për pezullimin e votimit të dekreteve nuk shkel kushtetutën, pasi përpara se të zgjidhen anëtarët e rinj, duhet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën për interpretimin e amendamenteve të Kushtetutës sa i përket zgjedhjeve.

Vetë shefi i opozitës, Edi Rama në një deklaratë për shtyp një ditë më parë theksoi se ky veprim ka një qëllim të përcaktuar mirë nga mazhoranca, e cila sipas Ramës kërkon, që të marrë interpretimin e kushtetutës, nga anëtarët aktualë të GJK-së, të cilëve u ka mbaruar afati i qëndrimit në këtë institucion.

Në kuvend kjo kërkesë për rrotacionin e anëtarëve të GJK-së, është votuar kundër vetëm nga deputeti Dritan Prifti dhe ai i PS-së, Paulin Stërkaj.

Katër anëtarëve të GJK-së u ka mbaruar afati i qëndrimit në detyrë prej disa muajsh.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do votohen pas vendimit të kësaj gjykatë për rrotacionin e katër anëtarëve.

mit/NOA
KOMENTE