Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një kafe pas buke zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak
English

Një kafe pas buke zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak

Romë, 12 Tetor, NOA- Kafja është një aleate kundër diabetit: e thonë shumë studime epidemiologjike që kanë treguar se një konsum i moderuar dhe konstant i kafesë ul rrezikun e diabetit tip 2.

Sot një kërkim në (Istituto Nazionale di Ricerca sugli Alimenti e la Nutrizione) (Instituti Kombëtar për Kërkime mbi ushqimin dhe të ushqyerit), drejtuar nga doktoresha Fausta Natella duket se ka zbuluar psenë.

Ekipi i Dr. Natella është bazuar në rezultatet e këtyre studimeve dhe ka zbuluar gjithashtu se merita nuk është e kafeinës. "Ne kemi zbuluar se komponimet e fenolicit që gjenden në kafe (acidi klororogjenik, acidi ferulik dhe acidi kafeinë) mund të pengojnë disa enzima të përfshira në tretjen e karbohidrateve (a-glukosidase), ndërkohë që kafeina nuk ka treguar ndonjë aktivit frenues të këtyre enzima”, thotë doktoresha Natella. Një kafe e zakonshme apo dekafeinato parandalon diabetin, duke mbajtur nivelin e ulët të sheqerit në gjak pas ngrënies.

Studiuesit thonë: "Kafja ndërhyn në tretjen e karbohidrateve dhe kjo u konfirmua nga të dhënat eksperimentale. Ne këshillojmë të pihet kafe pas buke, por duhet të jeni të kujdesshëm të mos pini më shumë se 4-5 në ditë".

a.e./NOA

KOMENTE