Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panairi i Librit, vjen në shqip romani ri “Fitimtari është i vetëm” nga Paulo Coelho
English

Panairi i Librit, vjen në shqip romani ri “Fitimtari është i vetëm” nga Paulo Coelho

Tiranë, 11 nëntor, NOA/ Milena Selimi - Adhuruesit e autorit Paulo Coelho do të munden të kenë edhe një vepër të tij të përkthyer në shqip.

Në ditët e panairit “Tirana 2010” do të prezantohet edhe romani i tij “Fitimtari është i vetëm”.

Nëpërmjet romanit të tij të ri, Paulo Coelho na çon këtë herë në Festivalin e Kanës, në të ashtuquajturën superklasë, ajo që prodhon botën e ëndrrave të fabrikuara të modës dhe të filmit.

Disa prej të pranishmëve kanë arritur vërtet majat dhe rrojnë me frikën se mos e humbasin pozicionin e tyre të favorshëm.

Para, fuqi dhe famë janë piketat e vlerave për çdonjërin që përpiqet për të arritur gjithçka, pa llogaritur koston.

Në këtë panair modern vanitoz takohen: Igori, një milioner rus; manjati i modës Hamidi nga Lindja e Mesme; aktorja amerikane Gabriela, e gatshme të sigurojë qoftë edhe një rol episodik; detektivi ambicioz Savua, që shpreson të ketë zbuluar çështjen më të rëndësishme të jetës së vet dhe Jasmina që ndodhet në prag të suksesit në karrierën e saj si modele.

Kush prej tyre do të mund të identifikojë ëndrrën e vet në mes të shumë të tillave të parafabrikuara dhe ta bëjë atë realitet?

“Fitimtari është i vetëm” është një roman magjepsës, i mbushur me tensione, pasqyrë e botës ku jetojmë.

Një shqyrtim i zellshëm i botës magjepsëse të elitës së elitave. ...

Aty nuk janë vënë në kërkim vetëm të një vrasësi të rrezikshëm, por të vlerave të vërteta shpirtërore.

Libri është cilësuar si një zbulim apokaliptik i botës së modës dhe të filmit, ku shkëlqimi dhe ambicia e kanë mbytur çdo mundësi të vlerave të vërteta.

Paulo Coelho, ka lindur në Rio de Zhaneiro në 1947.

Ai është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.

Veprat e tij, të botuara në më shumë se 160 vende dhe të përkthyera në 71 gjuhë, janë shitur në më shumë se 115 milionë kopje në të gjithë botën.

Midis çmimeve, që ka marrë autori mund të përmendim: “Çmimi Kristal” 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë” e Galicisë. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Më 21 shtator 2007 atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes”.

Më 2009, Paulo Coelho u përfshi në Librin e Rekordeve Guinness si Autori i Librit më të Përkthyer (Alkimisti).

Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë botuar edhe nga Shtëpia Botuese “Toena”, përmendim: Alkimisti, Mali i pestë, Veronika vendos të vdesë, Djalli dhe zonjusha Prym, Njëmbëdhjetë minuta, Manuali i luftëtarit të dritës, Pelegrini i Kompostelës, Zahiri, Shtriga e Portobelos, Buzë lumit Piedra u ula dhe qava etj.

m.s/mit/NOA
KOMENTE