Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangosen 4 persona të shpallur në kërkim
English

Prangosen 4 persona të shpallur në kërkim

Tiranë, 11 nëntor, NOA – Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Burime nga policia e kryeqytetit konfirmojnë se është arrestuar 20 vjeëari në kërkim Nertil Nuri Hoxha, banues në Kodër Kamëz, i dënuar nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” vepër për të cilën i ka caktuar masën e arrestit me burg.

Po kështu uniformat blu të kryeqytetit kanë dorëzuar urdhërarrestin me burg edhe për 19 vjeëarin Florjan Zyber Fejza, banues në Babrru të Tiranës.

Gjykata e Tiranës me një vendim të datës 26 nëntor 2010, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje” dhe të “Prishjes së rendit e qetësisë publike”.

Policia bën të ditur se është arrestuar edhe Bardhyl Rexhep Shkreta, 33 vjeë, banues në Tiranë, pasi ai është dënuar me 3 vjet e katër muaj burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Një tjetër person i shpallur në kërkim ishte edhe 22 vjeëari Alfred Ali Dalipi, banues në Farkë të Madhe, në ngarkim të të cilit Gjykata e Shkallës Parë në Vlorë, mori vendimin me dënim për 3 muaj burg, për veprën penale të dezertimit nga ushtria.

mit/NOA
KOMENTE