Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qyteti i Durrësit tërheq investimin slloven prej 1 milion eurosh
English

Qyteti i Durrësit tërheq investimin slloven prej 1 milion eurosh

Përurohet hapja e Supermarketit Mercator dhe Intersport

Tiranë, 11 Nëntor 2010 NOA - Zinxhiri i supermarketeve sllovene së bashku me dyqanin Intersport, tani zgjerojnë shtrirjen në Shqipëri, duke hapur pikat e reja tek Flagship Center në Durrës.

Bashkë me shumë qytetarë dhe të ftuar të këtij qyteti, sot në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Davorin Seni?ar dhe Drejtori i Mercator Shqiperi Peter Kocen.

Hapja e Mercator dhe Intersport, është pjesë e investimit prej 1 milion euro që Sllovenia po kryen në Shqipëri, në një periudhë jo shumë te favorshme për financat globale.

Në këtë ditë të veçantë, në përurimin e dyqaneve, ishin të pranishëm edhe djemtë e klubit të basketbollit “Studenti”. Ky klub me sportistë të talentuar sponsorizuar nga Intersport është renditur në vendin e dytë, për nga klubet më të mirë në rang kombëtar.

Sportistët ishin aty, për t’u takuar me tifozët dhe për të bërë foto e shpërndarë autografe për ta.

Në një qytet të madh dhe në zhvillim, si Durrësi, nuk ka sesi të jetë larg fokusit të bizneseve që punën e tyre e kanë të lidhur me njerëzit që janë në punë dhe lëvizje edhe pse aktualisht kriza globale tenton ti tkurrë investimet.

Kështu rrjeti i njohur i supermarketeve Mercator nuk kishte si të mungonte në një qytet të madh dhe të rëndësishëm si Durrësi.

Një pikë e fortë e politikave të favorshme që aplikon Mercator, është se përveç produkteve sllovene, aty ka vend të veçantë edhe për prodhuesit vendas, duke i inkurajuar të rrisin cilësinë e produkteve të tyre drejt standardeve evropiane.

Mercator synon që të paktën 50% e produkteve të tregtuara në supermarketet e rrjetit të kenë prejardhjen nga prodhuesit vendas.

Kushtet optimale klimaterike që ka Shqipëria mundësojnë rritjen e disa prej frutave dhe perimeve më cilësore në Ballkan. Gjithashtu, do të bëhet e mundur që disa prej këtyre prodhimeve lokale të eksportohen në rrjetet Mercator të pranishme në tregjet e tjera të Europës Juglindore.

Mercator është një ambasador elitar i biznesit në Europën Juglindore, duke qenë edhe kompania më e madhe Sllovene, me mbi 1 500 dyqane dhe 22 000 punonjës në shtatë vende.

Gjithashtu është lider në fushën e supermarketeve në Slloveni dhe Mal të Zi, dhe renditet si rrjet në vendin e dytë në tregjet e Serbisë dhe Kroacisë. Mjaft të përmendim se gjatë vitit 2009, Mercator ka investuar rreth 160 milionë euro.

Qyteti i Durrësit nuk do të jetë hapi i fundit i shtrirjes së rrjetit Mercator në Shqipëri. Në planet e grupit është shtrirja edhe në qytete të tjera të Shqipërisë për të qenë sa më afër me konsumatorët e duke i shërbyer atyre sa më mirë.

e.r/NOA

KOMENTE