Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrau burrin e motrës në vitin 1991, kapet në Kakavijë i dënuari me 25 vjet burg
English

Vrau burrin e motrës në vitin 1991, kapet në Kakavijë i dënuari me 25 vjet burg

Kakavijë, 11 Nëntor, NOA - Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar në flagrancë një person të dënuar me 25 vjet burg për “vrasje”. Ato kishin marrë informacion në rrugë operative se një person nga Tirana, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje mund të hynte nga Greqia për në territorin shqiptar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar apo nëpërmjet kufirit të gjelbër që mbulon policia e Kakavijës.

Mbi bazën e këtij informacioni janë përforcuar shërbimet në kufirin e gjelbër, ku rreth orës 14.00, të ditës së djeshme ku i dyshuari është afruar nga pala greke në drejtim të pikës së kontrollit kufitar të Kakavijës dhe është përpjekur për të shmangur shërbimet e Policisë Kufitare me qëllim mosdeklarimin e gjeneraliteteve dhe verifikimit të mëtejshëm.

Në këtë moment, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë rrethimin e territorit dhe më pas kanë bërë të mundur kapjen e tij brenda territorit të pikës së Kakavijës.

E duke përdorur mjetet logjistike dhe sistemin TIMS, u bë e mundur identifikimi me gjeneralitete të sakta i 47-vjeçarit Petro Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes”.

Kjo pasi ky person në vitin 1991, ka vrarë me pistoletë kunatin e tij 30-vjeçar (burrin e motrës) me banim në lagjen Çole të Vlorës, për motive të dobëta, pasi ia keqtrajtonte motrën.

Që prej vitit 1991 deri në mars të vitit 1997, ky person ka vuajtur dënimin në burgun e Burrelit dhe pas trazirave të ’97-ës, ai është arratisur nga burgu dhe ishte larguar jashtë shtetit në Greqi.

n.e/NOA

KOMENTE