English

Berisha-Malmstrom: Qytetarët të informohen për rregullat pas heqjes së vizave

Tiranë, 12 nëntor, NOA – Qeveria shqiptare dhe autoritetet e saj respektive do të angazhohen në një proces sa më të plotë dhe kompletuar ndaj qytetarëve shqiptarë për rregullat e respektimit të lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha ia garantoi komisioneres evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, gjatë një takimi të përbashkët mes tyre ditën e sotme.

Eurodeputetja shqiptare ndodhet në Shqipëri për një vizitë 1-ditore, gjatë së cilës do t’u drejtojë një apel gjithë qytetarëve shqiptarë për respektimin e domosdoshëm të kushteve pas heqjes së vizave.

“Do angazhohemi për informimin e qytetarëve dhe do t’i informojmë ata për rregullat që duhet të resektojnë tani që do të hiqen vizat”, është shprehur konkretisht kreu i qeverisë shqiptare para europarlamentares Cecilia Malmstrom.

Ndërsa ajo vetë në fund të takimit me kryeministrin Berisha se mori prej tij sigurinë dhe garancinë se qytetarët shqiptarë do të respektojnë të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për respektimin e rregullave të heqjes së vizave.

n.e/NOA

KOMENTE