English

Fillon kursi i avancuar 4-mujor për gazetarët

Tiranë, 12 Nëntor, NOA – Në fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka filluar kursi 4-mujor me 20 gazetarë, të cilët do të trajnohen nga profesorët më të njohur të gazetarisë shqiptare si edhe të universitetit “La Sapienza” të Italisë.

Gjithçka është bërë me dedikimin për një gazetari me efiçente dhe të pavarur, profesionistë pa ndikim dhe sa më pranë tematikës së ditës, si edhe problemeve të shoqërisë, është edhe impulsi që këta gazetarë pritet të japin në të ardhmen.

Nga ana e saj, dekania e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra shprehet se kjo çertifikatë është e vlefshme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe se pikët e grumbulluara janë të vlefshme për studimet master ne shkencat e komunikimit dhe të gazetarisë.

n.e/NOA

KOMENTE