English

Forbes: Oprah Uinfrey, më e pasura në Hollivud

Hollivud, 12 Nëntor, NOA - Oprah Uinfrey aktualisht mësohet të jetë femra më e pasur në botën magjike të Hollivudit, me një pasuri që i kalon kufijtë e 324 milionë dollarëve.

Të paktën kështu pohon një klasifikim i fundit i botuar nga revista prestigjioze “Forbes”, sipas të cilës, Uinfrey i lë pas të gjitha yjet femërore të botës hollivudiane.

Pas saj, në listimin e “Forbes” renditet këngëtarj e njohur Beyonce me një pasuri prej 89 milionë dollarëve, ndërsa këngëtarja Britney Spears zë vendin e tretë me shumën e fituar prej 65 milionë dollarësh.

Pas tyre, renditet Lady GaGa me një fitim prej 64 milionë dollarësh në 12 muajt e fundit, duke ka lënë pas saj Madonën, e cila renditet në vendin e pestë.

n.e/NOA

KOMENTE