Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malmstrom në Tiranë, apel për respektimin e kushteve pas heqjes së vizave
English

Malmstrom në Tiranë, apel për respektimin e kushteve pas heqjes së vizave

Tiranë, 12 Nëntor, NOA - Komisionerja për Çështjet e Brendshme në Bashkimin Europian, Cecilia Malmstrom, mbërrin sot në Tiranë, në kuadrin e një vizite 1-ditore, gjatë së cilës pritet që t’u drejtojë një apel gjithë qytetarëve shqiptarë për respektimin e domosdoshëm të kushteve pas heqjes së vizave.

Kështu, duke e patur si një merak shumë të madh këtë çështje, komisionierja që dha ndihmesën e saj në procesin e heqjes së vizave me Shqipërinë, do t’u parashtrojë autoriteteve shqiptare domosdoshmërinë e sensibilizimit dhe qytetarëve që të respektojnë afatet e qëndrimit të tyre në zonën Shengen.

Së bashku me europarlamentaren sllovene, Tanja Fajon, edhe austriakja Cecilia Malmstrom ka qenë pro heqjes së vizave me Shqipërinë, por gjithmonë ka apeluar për kujdesin që shqiptarët duhet të tregojnë pas përfitimit të një mase të tillë, në mënyrë që të mos ketë një masë ndëshkimore më pas për vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE