Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Roli destruktiv i opozitës, dëmton integrimin e Shqipërisë
English

Meta: Roli destruktiv i opozitës, dëmton integrimin e Shqipërisë

Tiranë, 12 nëntor, NOA – “Qeveria i ka përmbushur të gjithë detyrimet e saj. Ajo iu përgjigj në kohë dhe me shumë cilësi, së bashku me të gjithë administratën, pyetësorit të Komisionit Europian. Dihet se ishin pikërisht standardet dhe kërkesat e panumërta të plotësuara nga qeveria dhe nga administrata ato që bënë të mundur që Shqipëria të meritojë liberalizimin e vizave dhe jo t’ia dhurojnë”.

Kështu u shpreh sot zv/kryeministri Ilir Meta gjatë një prononcimi për gazetarët, i pyetur prej tyre nëse qeveria pati ndikim për mosmarrjen e statusit si vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Ka qenë një proces shumë i vështirë dhe i komplikuar. Për fat të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, opozita nuk kishte ndonjë mundësi për të kushtëzuar procesin e vizave, sepse në rast se do të kishte pasur një mundësi të tillë, për shkak të karakterit të plotë destruktiv që ajo ka shfaqur prej gati një viti, ky do të ishte një proces i pakurorëzuar. Natyrisht që ajo bëri fushatën e saj për të dëmtuar sa të mundte”, tha ai.

Duke shtuat se megjithatë, tashmë ky është një proces i fituar për të gjithë qytetarët shqiptarë, pa dallime partiake dhe politike. Për çështjen e statusit, dihet që i vetmi problem ka qenë dhe mbetet ngërçi politik, i cili është krejtësisht artificial dhe është krijuar krejtësisht nga opozita.

“Opozita, mendon se duke dëmtuar proceset integruese të vendit dëmton qeverinë dhe mund të përfitojë politikisht. Por të gjithë e kanë të qartë që është ajo përgjegjësja kryesore e kësaj situate dhe askush nuk i beson lotët prej krokodili që ata derdhin për çështjen e statusit, pasi nëse vërtet kanë preokupimin që Shqipëria ta fitojë këtë status dhe të ecë përpara në këto procese integruese të vijnë dhe të votojnë për Gjykatën Administrative, të votojnë për ligje të tjera të rëndësishme dhe Shqipëria ecën përpara pa asnjë problem. Në rast se mendojnë se duke u kthyer në elementë destruktivë dhe pengues të këtyre proceseve do të ndëshkojnë Shqipërinë, për të ndëshkuar qeverinë, duhet të jenë të bindur që veçse do të izolohen më tej si faktor destruktiv në shoqërinë tonë dhe do të marrin ndëshkimin e merituar nga qytetarët shqiptarë”, përfundoi Meta.

n.e/NOA

KOMENTE