English

Në Tiranë, një mbrëmje kulturore indoneziane

Tiranë, 12 Nëntor, NOA – Sot në sallën “Tefta Tashko”, ministria e Kulturës zhvillon eventin “Mbrëmje kulturore indoneziane”, e cila organizohet prej saj dhe ambasadës indoneziane në Sofje, e cila mbulon dhe marrëdhëniet me Shqipërinë.

Të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, së bashku me ministrin e Kulturës, Ferdinand Xhaferraj, si edhe ambasadori i Indonezisë, Immanuel Robert Inkiriuang.

Programi i Koncertit, siç informohet agjencia e Lajmeve NOA, parashikon të mbajë vallen Pendet (Bali), vallen Piring (nga krahina e Sumaterës Perëndimore), Lenggang Nyai (Xhakarta), valle e performuar nga grupi shqiptar i valleve, vallja Nandak Ganjen (Xhakarta), vallja Pustipa, vallja Tak Tong Tong etj.

n.e/NOA

KOMENTE