Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 12 Nëntor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 12 Nëntor 2010

Tiranë, 12 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 12 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e kryeministrit Berisha mbi zhvillimet politike, dhënë dje në emisionin “Opinion”. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe ai i tragjedisë së djeshme në Durrës, ku mbetën të vdekur 4 fëmijë të së njëjtës familje nga zjarri. Sikundër, gjen pasqyrim edhe çështja e protestave të qytetarëve kundër policisë në Orikum për pronat.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Të varfër ... Të vdekur!”, i cili citon detaje nga tragjedia e djeshme në durrës, ku vdiqën 4 fëmijë.

“Tritol kreut të Hipotekës së Tiranës”, është një tjetër artikull që ndalet në një ngjarje të orëve të vona të natës së djeshme.

“Orikumi përballë shtetit për të drejtën e pronës”, është një artikull i gazetës që ndalet në detajet e përleshjes dje në Orikum mes banorëve dhe policisë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Flet Berisha/ Nano, jo kandidat i PD për president”, i cili flet për deklaratën e kryeministrit se Nano nuk do zgjidhet nga PD-LSI si kandidat për president.

Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Shuhen nga gazi 4 fëmijët e mitur, nëna: Punoja natën se burri dhe shteti më braktisën”, që i referohet tragjedisë së djeshme në Durrës.

“Kuvendi, shtyhen dekretet e Topit”, është një artikull që ndalet në punimet e djeshme të seancës plenare.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Pronat në Vlorë, molotov dhe gurë kundër policisë”, i cili citon detajet e protestës së djeshme në Orikum të Vlorës për pronat.

Ndërkohë një argument tjetër në “dossier” është dhe titulli “Fatos Kongoli: Tmerri i persekutimit për miqësinë me Beqir Ballukun”.

“Gjen 4 fëmijët e vdekur në shtëpi nga zjarri, nëna: Punoja në lokal natën për bukën e gojës”, është në artikull që i referohet tragjedisë së djeshme në Durrës.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Zhduket marrëveshja me Greqinë”, i cili flet për zhdukjen e dokumentacionit të marrëveshjes me Greqinë në ministrinë e Jashtme.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Varfëria dhe errësira vrasin 4 fëmijë në Durrës”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kriminaliteti dekonspiron policinë”, “Boboshtica përçan OMONIA-n”, “ERE, intervista e Nepravishtës: Do ketë rritje tjetër të energjisë elektrike”, “Zgjedhjet në Kosovë, proceset në Kosovë pezullojnë kandidimin e 3 liderëve” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Berisha: Rama, si Dauti i fshatit tim”, i cili flet për deklaratat e lëshuara dje kryeministri Berisha gjatë emisionit “Opinion” për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe Bashkinë e Tiranës.

“E enjte e zezë në Durrës, shuhen 4 fëmijë”, është një tjetër artikull i cili i referohet tragjedisë së ndodhur dje në Durrës ku 4 fëmijë të një familje mbetën të vdekur nga asfiksia e zjarrit.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Bomba molotov mbi policinë në Orikum, Basha këshillon socialistët”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull “Shpallen fituesit e kuotave master te fakulteti i Letërsisë”.

n.e/NOA

KOMENTE