English

Për herë të parë, një burg do të pajiset me shtretër diellorë

Moskë, 12 nëntor NOA - Burgu historik rus i Butyrka, ndërtesa në qendër të Moskës, për të mirën e të burgosurve të saj do të vërë në dispozicion të tyre shtretër dielli.

"Ne jemi duke shtuar shërbime shtesë shëndetësore dhe gjithashtu shtretër dielli të cilat do të instalohen në vazhdim deri në fund të vitit dhe do të përdoren për qëllime mjekësore”, - tha Serghiei Telyatnikov, drejtor i burgut.

Burgu është i famshëm në botë, sepse në të kaluarën vizitorë të tij kanë qenë nipi i Adolf Hitlerit, Heinrich, i burgosur nga rusët, Alexander Solzhenitsyn dhe dramaturgu Isak Babel.

Burgu Butyrka ishte nën hetim për degradimin dhe kjo, pas vdekjes në vitin 2009 të avokatit Serghiei Magnitsky.

Avokati, i cili dikur ka kishte punuar si konsulent për fondin e investimeve, sipas avokatëve të tij u mbajt në mënyrë të paligjshme në burg dhe nuk ka marrë kujdesin mjekësor që kishte nevojë.

Administrata federale e burgjeve në Rusi pranoi përgjegjësinë e pjesshme në vdekjen e Magnitsky.

r.b/NOA

{youtube}Mx3sZ-F9eQ4{/youtube}

KOMENTE