Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Mocion për Topallin e Berishën, seancë e jashtëzakonshme për statusin
English

Rama: Mocion për Topallin e Berishën, seancë e jashtëzakonshme për statusin

Tiranë, 12 nëntor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste ka deklaruar sot në Asamblenë Kombëtare se opozita do të organizojë një mocion mosbesimi për kryetaren e Kuvendit. Ndërkohë që nuk e ka hedhur poshtë mundësinë edhe për një mocionin ndaj qeverisë.

Ai gjithashtu ka kërkuar edhe mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për mos marrjen e statusit të vendit kandidat.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka filluar sot me një minutë heshtje për tragjedinë e Sukthit ku humbën jetën 4 fëmijë. Kryetari i PS-së, Edi Rama u shpreh se ka një lidhje mes tragjedisë dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.

“Duke ndjekur i shtangur reportazhin e asaj tragjedia u krijua një paralel me asfiksinë sociale ku ndodhemi sot”, u shpreh Rama.

Duke folur për kryetaren e Kuvendit, Rama u shpreh se Topalli “model të vetëm ka arrogancën e kryetarit të kooperativës ku ka punuar gjatë diktaturës dhe jo elegancën e paraardhëseve të saj”.

a.k/NOA

KOMENTE