Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nuk është koha për debate në PS, kemi nevojë për njerëz të rinj
English

Rama: Nuk është koha për debate në PS, kemi nevojë për njerëz të rinj

Tiranë, 12, nëntor, Update, NOA – Asambleja Kombëtare e PS-së nuk do të diskutojë për largime nga Kryesia, apo punë të dobët të anëtarëve të partisë më të madhe në opozitë. Kreu i PS-së, Edi Rama tha sot se i mirëkupton shqetësimet e shprehura nga Bashkim Fino për punë të dobët të anëtarëve të Kryesisë, por ka shtuar se koha kërkon bashkim të opozitës.

“Ndaj shqetësimet me Bashkim Finon, shqetësime për ç’ka duhet të funksiononte normalisht në forumet e PS. Nuk duhet të vëmë re sot kush nga ne në kryesi apo sekretariat ka munguar në mbledhje apo protesta”, tha Rama.

Ai i ka bërë thirrje Petro Koçit dhe Dashamir Shehit që të jenë në tryezën e Opozitës së Bashkuar.

Ndërsa ka theksuar se anëtarë të Asamblesë do të jenë një sërë emrash që kanë treguar se janë mbështetës të së majtës dhe të Partisë Socialiste.

“Sot ne kemi nevojë për përfaqësuesit e PS-së që u larguan nga PS-ja për ti bërë mirë asaj si Stefan Çipa, Musa Ulqini, Ndriçim Hysa”, ka thënë Rama.

Ai u shpreh se pjesë e Asamblesë do të jetë dhe Erion Veliaj, “kontributi i të cilit është i njohur nga të gjithë”. Emrat e tjerë të prezantuar nga Rama për në Asamble janë; Anisa Batalli, Elisa Spiropali, Agron Duka, Adriana Berberi, Aldrin Dalipi, Mehdi Pogaçi,.

a.k/NOA

KOMENTE