Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nuk kam asnjë lidhje me Dritan Avllajn, PD hedh vetëm baltë
English

Rama: Nuk kam asnjë lidhje me Dritan Avllajn, PD hedh vetëm baltë

Tiranë, 12 nëntor, NOA Update – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka folur për herë të parë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së edhe për akuzuat që i janë bërë nga mazhoranca për lidhjet me biznesmenin Dritan Avllaj, ose siç njihet ndryshe, Tan Lepri.

Ai u shpreh se të gjitha akuzat janë një fushatë balte me të cilën mazhoranca kërkon tu thotë shqiptarëve se “të gjithë janë si ne”. Ai u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me lejen e ndërtimit të Kodrat e Liqenit dhe as me personin për të cilin flet mazhoranca.

“Në 10 vite kam njohur shumë sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, por asnjë herë nuk kam qenë dhe s’mund të jem në një detyrë publike ura për të kapërcyer ligjin”, tha sot Rama.

Ai u shpreh se nuk e ka votuar ndërrimin e destinacionit të asaj zone në Kodrat e Liqenit, “siç nuk kam votuar asnjë lejë tjetër ndërtimi, pasi janë votuar nga KKRRT-ja me votat e Saliut”.

Në fjalën e tij Rama u ndal gjatë në punën që është bërë në kryeqytet gjatë kësaj kohe, duke pranuar se ka pasur dhe probleme dhe jo të gjitha ato që janë kërkuar janë realizuar.

“Duhet të bëjmë për llogari të shqiptarëve shtetin e shpërbërë për llogari të pushtetit”, tha Rama

a.k/NOA

KOMENTE