Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i IFIMES: Shqipëria po ndryshon, vetëm Berisha e Rama kanë mbetur të njëjtë
English

Raporti i IFIMES: Shqipëria po ndryshon, vetëm Berisha e Rama kanë mbetur të njëjtë

Ljubjanë, 12 nëntor, NOA – Ndryshimet në politikën e brendshme dhe të jashtme janë të dukshme. Shqipëria po ndryshon, vetëm Sali Berisha (PD) dhe Edi Rama (PS) kanë mbetur të njëjtë.

Kështu vlerëson Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) me seli në Lubjanë të Sllovenisë, i cili ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Shqipëri e publikuar sot nga ky institut.

IFIMES konsideron se nuk është dhe aq e arsyeshme që Sali Berisha të shpenzojë aq shumë energji në përplasjen me partitë e tjera politike dhe udhëheqësit e tyre, dmth për tema që nuk luajnë ndonjë rol në Shqipëri.

Dhe në këtë kuadër thekson: “Ndryshimet në politikën e brendshme dhe të jashtme janë të dukshme. Shqipëria po ndryshon, vetëm Sali Berisha (PD) dhe Edi Rama (PS) kanë mbetur të njëjtë”.

IFIMES më tej evidenton se zgjedhjet lokale të 2011-ës do të tregojnë nëse qytetarët shqiptarë janë të lodhur nga ndarjet dhe përplasjet dhe nëse ata do të ndjekin të ardhmen e tyre me partitë politike që ofrojnë politika të qëndrueshme dhe progresive që mund ta çojnë përpara Shqipërinë, jo prapa”.

Më poshtë gjeni raportin (analizën) e plotë:

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) me seli në Lubjanë të Sllovenisë, ka publikuar sot një analizë të situatës aktuale politike në Shqipëri e publikuar sot nga ky institut Analiza e IFIMES, mban temën “A i ka privatizuar Sali Berisha institucionet e shtetit?”.

Analiza nis me faktin se Bashkimi Evropian me heqjen e vizave për Shqipërinë para pak ditësh, ka korrigjuar gabimin e tij të bërë në vitin 2009, kur ia mohoi atë shqiptarëve.

Më tej analiza vijon me idenë se qeveria aktuale e Shqipërisë e kryeministrit Sali Berisha, e përfaqësuar nga kryeministri Sali Berisha, u përpoq për të marrë të gjitha kreditet e Bashkimit Evropian mbi heqjen e vizave, megjithë konfliktin që ka prej kohësh me socialistët.

Analiza vijon duke cituar se “krimi dhe korrupsioni ende përfaqësojnë kancerin e shoqërisë shqiptare” dhe thekson menjëherë më pas se “kryeministri Berisha është duke e sulmuar korrupsionin më shumë se të tjerët”, duke vlerësuar gjithsesi se kjo po arrihet përket pasojave të dukurisë dhe jo origjinës”.

Më tej, analiza vlerëson se “ERE-ja gjendet në duart e Sali Berishës” dhe se “mosfunksionimi dhe jo-efikasiteti i institucioneve të shtetit shqiptar është shumë ilustrativ në rastin e Entit Rregullator të Energjisë”.

Për këtë institucion thuhet se nuk i ka kryer përgjegjësitë e veta dhe kompetencat që i janë besuar atij në bazë të ligjit me synim e nxitjes së konkurrencës së lirë në sektorin e energjisë elektrike, mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në përputhje të të gjitha procedurave për blerjet e energjisë elektrike transparente etj.

Analistët e konsiderojnë, në bazë të disa efekte negative, zhvillimin e tregut të energjisë elektrike shqiptare, me efekte negative në të gjithë ekonominë shqiptare, por mbi të gjitha për mbrojtjen joadekuate të konsumatorit.

Më tej, analiza e IFIME-s vijon me nota pozitive duke përmendur faktin se “gati dy vjet pas zgjedhjeve, situata lidhur me krimin dhe korrupsionin është shumë më e ndryshme”, “megjithëse disa ministra madje dhe anëtarë të familjes Berisha janë përmendur në çështje korrupsioni”.

Në vijim, citohet se nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, ajo që është shumë e sigurt, mbetet fakti se autoritetet shtetërore do të duhet të veprojnë sipas ligjit, duke përfshirë edhe organet e pavarura rregullatore duke i përjashtuar automatikisht nga sfera politike, siç është rasti me ERE, i cili ndikon në reputacionin dhe pozicionin e Shqipërisë në qarqet e BE. IFIMES ndalet në argumentet politike duke përmendur se situata aktuale në Shqipëri është e lidhur me zgjedhjet lokale të njoftuara në pranverën e ardhshme. Analiza thekson se qëllimi i Partisë Demokratike është për të përmirësuar pozitën e saj duke u treguar qytetarëve meritat e saj kryesore për heqjen e vizave.

Instituti ndërkombëtar IFIMES mendon se Shqipëria është e polarizuar politikisht, mes dy forcave, PD dhe PS, e se Lëvizja Socialiste për Integrim, është partia e tretë më e madhe, që luan rolin e saj kyç në ruajtjen e nivelit të lartë politik dhe përfaqësimit të interesave të Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit.

Analistët kanë theksuar se konkretisht, roli i Ilir Metës, si Ministri i Punëve të Jashtme ishte një rol kyç në ndërtimin e një imazhi pozitiv dhe progresiv të Shqipërisë vitin e kaluar në BE dhe në botë.

Analiza madje shoqërohet me komentin se “Sali Berisha dhe Edi Rama nuk kanë moral dhe as të drejta politike për të shkatërruar këtë imazh”.

Kurse më tej konsideron se Berisha është duke vepruar si të ishte në një betejë të ashpër mes dilemës: komunizëm apo demokraci:

“Problemi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike është se ata nuk kanë një platformë koherente politike të plotë dhe të detajuar për të zgjidhur problemet me të cilat Shqipëria po përballet. Në vend të kësaj, Berisha u ka ofruar votuesve frazat kundër komunizmit, por në fakt është duke bërë çdo gjë që ai të mbetet në fuqi. Abuzimet e tij madje po ndikojnë në ndarjet mes shqiptarëve. Berisha është duke vepruar sikur ai të ishte në një betejë të ashpër mes dilemës: komunizëm apo demokraci? Instituti IFIMES konsideron se nuk është dhe aq e arsyeshme që Sali Berisha të shpenzojë aq shumë energji në përplasjen me partitë e tjera politike dhe udhëheqësit e tyre, dmth për tema që nuk luajnë ndonjë rol në Shqipëri. Ndryshimet në politikën e brendshme dhe të jashtme janë të dukshme. Shqipëria po ndryshon, vetëm Sali Berisha (PD) dhe Edi Rama (PS) kanë mbetur të njëjtë. Zgjedhjet lokale të 2011-ës do të tregojnë nëse qytetarët shqiptarë janë të lodhur nga ndarjet dhe përplasjet dhe nëse ata do të ndjekin të ardhmen e tyre me partitë politike që ofrojnë politika të qëndrueshme dhe progresive që mund ta çojnë përpara Shqipërinë, jo prapa”, përfundon raporti i Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studime Ballkanikeve (IFIMES) me seli në Ljubljanë.

n.e/NOA

Lexoni analizën e plotë në versionin anglisht

KOMENTE