Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti i G20: Kontroll më i rreptë ndaj bankave
English

Samiti i G20: Kontroll më i rreptë ndaj bankave

Seul, 12 nëntor, NOA – Forcimi i kontrollit të bankave ka qenë një nga masat kryesore të vendosura dje në ditën e parë të liderëve të vendeve të grupimit G20.

Kështu, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 20 vendeve të industrializuara dhe atyre në proces industrializimi, kanë rënë dakord që ndaj bankave të ushtrohen kontrolle më të rrepta, në mënyrë që të mos lejohen premisat për krizë.

Ndër të tjera, 20 vendet më të zhvilluara të botës morën gjithashtu vendim, që të reformojnë Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Reforma parashikon, që vendet si Kina dhe India, si dhe vende të tjera me ekonomi të zhvilluar, të marrin më shumë përgjegjësi në institucionet e rëndësishme financiare edhe në rastet e krizave.

Ndërkaq, bëhet me dije se samiti nuk ka qenë edhe aq i lehtë dhe se tensionet janë të larta mes disa delegacioneve lidhur me çështjen si si të riparohet shtrembërimi i monedhës dhe tregtisë. n.e/NOA

KOMENTE