Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpallen çmimet edicionit të 13-të Panairit të Librit “Tirana 2010”
English

Shpallen çmimet edicionit të 13-të Panairit të Librit “Tirana 2010”

Tiranë, 12 Nëntor 2010 NOA – Janë shpallur sonte te Pallati i Kongreseve, çmimet e edicionit të 13-të Panairit të Librit “Tirana 2010”. Në ceremoni, çmimet u prezantuan nga përfaqësues të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

Autori më i mirë i vitit u shpall Irakli Koçollari i cili u paraqit me veprën e tij, “Policia sekrete e Ali Pashës”.

Kurse përkthyesi më i mirë i vitit u zgjodh Jorgji Qirjako me “Vallja e tim eti” e shkrimtarit grek Nikolas Papandreu.

Në panair i dha edhe çmim special që e fitoi ish-ministri në qeverinë socialiste, Anastas Angjeli për librin “Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri”.

Tirana 2010 është eveniment i rëndësishëm i letrave shqipe dhe veprave botërore që mbështetet për të tretin vit radhazi nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Më poshtë vijon lista e plotë:

1. Autori i vitit: Irakli Koçollari me “Policia sekrete e Ali Pashës”

2. Përkthyesi i vitit: Jorgji Qirjako me “Vallja e tim eti” e Nikolas Papandreu

3. Shkrimtari më i mirë për fëmijë: Bardhyl Xhama me “3 vëllezërit”

4. Libri më i mirë studimor: Behar Gjoka për “Martin Camaj-shkrimtaria e tij”.

5. Çmimi special i panairit: Anastas Angjeli për librin “Tranzicioni dhe

liria ekonomike në Shqipëri”

6. Penda më e Mirë: Media Print

KOMENTE