Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot Asambleja e PS, thirrje për protesta
English

Sot Asambleja e PS, thirrje për protesta

Tiranë, 12 nëntor, NOA – Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila zhvillohet ditën e sotme në orën 11.00, do të diskutohen dy ngjarje të rëndësishme, ku e para është ajo e vendimeve të marra nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë gjatë datave 8-9 nëntor dhe strategjia që PS do të ndjekë në punën e saj në vazhdim.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije një javë më parë vetë zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, mbas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike, ku u vendos për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Kështu, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pritet që të diskutojë mbi gjithë problematikën që vendi ka, politikën që po ndjek mazhoranca etj.

I pari pritet të flasë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili do të përmendë skenarin e rinisjes së protestave nga ana e opozitës për rrëzimin e qeverisë, gjithmonë me kauzën e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ndërkaq, siç bëhet me dijeni nga burime pranë selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA, për herë të parë në këtë Asamble bëhen pjesë sot kryetarët e rinj të rretheve dhe bashkë me ta, numri i anëtarëve të këtij forumi shkon në rreth 200 anëtarë, në kundërshtim me atë që parashikon statuti i partisë.

E prandaj, pritet që për ta rregulluar këtë raport, të ketë propozime për votëbesim të forumeve.

n.e/NOA

KOMENTE