Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjen në shqip “Libri i iluzioneve”
English

Vjen në shqip “Libri i iluzioneve”

Tiranë, 12 nëntor, NOA – Një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë, si dhe një ndër figurat kryesore të skenës letrare botërore Paul Auster më në fund ka dhe një përkthim në shqip. “Libri i iluzioneve” është vepra e parë Paul Auster në gjuhën tonë. Auster është fitues i çmimeve më të rëndësishëm ndërkombëtarë, mes të cilëve Çmimit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave, si dhe të çmimit të princit të Asturias.

I lindur në vitin 1947, Paul Auster është autor i një vepre që përfshin gati njëzet romane, disa libra me poezi, skenarë filmash, libra për fëmijë etj.

Është njëkohësisht regjisor i disa filmave të suksesshëm. Suksesin Paul Auster e arriti në vitin 1987, me librin ‘Trilogjia e Nju Jorkut”. Ndër veprat e tij të tjera mund të përmenden romanet: “Leviathiani” (1993); “Timbuktu” (1999); “Njeriu në errësirë” (2008); “Udhëtim në skriptorium” (2006); “I padukshëm” (2009) etj.

Subjekti i “Libri të iluzioneve”

Gjashtë muaj pasi kishte humbur të shoqen bashkë me dy djemtë në një aksident avioni, profesori David Zimmer vazhdon të jetë i kredhur në dëshpërim, kur befas një natë rastësisht i ndodh të shohë disa pjesë të një filmi të humbur të periudhës së filmit pa zë, të një aktori e regjisori krejt të panjohur dhe të harruar, Hektor Man, që në vitin e largët 1928 ishte zhdukur papritur.

Befas jeta e profesor Zimmerit ndryshon teksa zbulimi i misterit që rrethon jetën e vërtetë të Hektor Manit, i kthehet gati në një fiksim. Kështu ai nis një udhëtim të çuditshëm e mjaft intensiv, në një botë të mbushur plot gënjeshtra e iluzione, por ku ai gjen papritur sërish dashurinë...

Skeda e librit

Titulli: Libri i iluzioneve

Autori: Paul Auster

Përktheu nga anglishtja: Ines Ekonomi

Numri i faqeve: 307

Çmimi: 1000 lekë

Botues: Botimet IDK

a.k/NOA

KOMENTE