Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Integrimi rajonal kontributi më i rëndësishëm
English

Haxhinasto: Integrimi rajonal kontributi më i rëndësishëm

Tiranë, 13 nëntor, NOA – Pak ditë pas vendimit të heqjes së vizave për Shqipërinë, nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së dhe dhënies së opinionit të Komisionit Evropian për marrjen e statusit kandidat, një grup politikanësh të rinj nga vendet e Ballkanit dhe krerë të shoqërisë civile nga këto vende kanë mbërritur në Tiranë për të mësuar më shumë për Shqipërinë dhe rolin e saj në rajon, prioritetet, objektivat si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit rajonal.

Gjatë takimit që pati me ta, ministri i Punëve të jashtme, Edmond Haxhinasto i inkurajoi politikanët e rinj të Ballkanit për të kontribuar në konsolidimin e vlerave demokratike, duke nënvizuar se bashkëpunimi rajonal duhet të ridimensionohet me mentalitete të reja në përshtatje me aspiratat evropiane të secilit vend.

Haxhinasto vlerësoi se Shqipëria, si vend pararojë në promovimin e sigurisë, stabilitetit, paqes dhe prosperitetit të rajonit, është e vendosur të rrisë rolin e saj në këtë drejtim.

Në këtë suazë ai theksoi rëndësinë e madhe, që ka zgjerimi i fushave të bashkëpunimit rajonal nëpërmjet lidhjeve ekonomike dhe projekteve të një infrastrukture të përbashkët, pasi sikundër tha ministri Haxhinasto, pa infrastrukturë të përbashkët, nuk ka integrim.

“Integrimi rajonal është kontributi më i rëndësishëm që mund t’i japim zhvillimit të qëndrueshëm në secilin nga vendet tona. Shqipëria, ka qenë gjithnjë në pararojë të idesë së krijimit të një zone të lirë tregtie mes vendeve të rajonit, pa viza dhe pa kufij fizikë dhe jofizikë, që do të kontribuojë në përshpejtimin e proceseve integruese”, theksoi në fjalën e tij, ministri i Punëve të Jashtme.

Gjatë bashkëbisedimit, Ministri i Jashtëm, Haxhinasto, iu përgjigj interesimit të të pranishmëve në lidhje me faktorin shqiptar në rajon, kontributin, që ata duhet të japin në hartimin e politikave gjithpërfshirëse.

Pjesëmarrësit në këtë takim ishin pjesë e një programi trajnues të organizuar nga Shkolla Bullgare e Politikave.

Ky program synon rritjen e vlerave demokratike në rajonin e Ballkanit, duke indentifikuar dhe mbledhur politikanë dhe liderë të rinj, të cilët eksplorojnë dhe vlerësojnë parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe përgjegjësitë e lidershipit publik.

Ky program synon gjithashtu të inkurajojë një bashkëpunim më të fortë rajonal, duke vendosur struktura dialogu mes aktivistëve dhe politikanëve të rinj dhe vendimmarrësve në rajonin e Evropës Juglindore.

Në këtë grup merrnin pjesë përfaqësues nga Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, kryesisht nga organizata joqeveritare, parti politike, media dhe pushteti lokal e qendror.

mit/NOA
KOMENTE