Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hazizaj: Vdekja e 4 fëmijëve, këmbanë alarmi për mungesën e shërbimeve sociale
English

Hazizaj: Vdekja e 4 fëmijëve, këmbanë alarmi për mungesën e shërbimeve sociale

Tiranë, 13 nëntor, NOA - Vdekja e Robert, Vilson Kasandra e Nertila Xhekës në Sukth të Durrësit është një këmbanë alarmi për mungesën e shërbimeve sociale të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri.

Ky është apeli i lëshuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, lidhur me tragjedinë e pak ditëve më parë në Durrës, ku 4 fëmijë humbën jetën të asfiksuar nga tymi i zjarrit që u ra në shtëpi, ndërsa ndriçoheshin me qiri.

“Ata vdiqën duke pritur dritën. Ata vdiqën duke ëndërruar një jetë ku dritat nuk ikin, ku shteti jep ndihmë sociale për çdo individ të varfër, ku komunat dhe bashkitë kujdesen për çdo fëmijë pa diskriminim”, citon drejtuesi i kësaj qendre, Altin Hazizaj.

Në një deklaratë të posaçme për median, ai deklaron se tragjedia e një familjeje të lënë të vetmuar në varfërinë e saj ekstreme është shprehje e qartë e mungesës së shërbimeve sociale në mbrojtje të fëmijëve dhe njerëzve të varfër të Shqipëri.

“Sot Roberti, Vilsoni, Kasandra dhe Nertila nuk janë më. Ata nuk do të luajnë përpara oborrit të shtëpisë së tyre me fëmijët e tjerë, që edhe pse e papërshtatshme për të jetuar, përsëri ishte streha e tyre e vetme, ku ata mund te jetonin të sigurtë me nënën e tyre. Në fakt, askush nuk ju dha atyre një shtëpi më të mirë, më të sigurtë, më të përshtatshme, ndonëse shume institucione e kishin për detyrë që ta ndihmonin”, thuhet në deklaratë.

Duke cituar edhe Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve e OKB-së, ku Shqipëria është palë që prej vitit 1992, i kërkon shteteve palë që të japin ndihmën e tyre në sigurimin dhe garantimin e mirëqenies sociale dhe fizike të fëmijëve, kur kjo nuk mund të realizohet nga prindërit e tyre.

“Rasti në fjalë ngre dyshime serioze për punën që bën pushteti vendor për të mbrojtur dhe garantuar mirëqenien e fëmijëve, por në të njëjtën kohë duhet të bëj të shqetësohen për mos-funksionimin e strukturave të kujdesit shoqëror të gjithë institucionet dhe qytetarët e këtij vendi”, përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE