Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-drejtori i Trepçes, i bashkohet Vetëvendosjes
English

Ish-drejtori i Trepçes, i bashkohet Vetëvendosjes

Prishtinë, 13 nëntor, NOA – Lëvizja Vetëvendosje! mbajti sot një konferencë për media me temën “Rivitalizimi i ekonomisë së Kosovës”, ku drejtuesi Albin Kurti, prezantoi Nazmi Mikullovcin, kandidat për deputet në listën e kësaj lëvizje

“Nazmi Mikullovci ka qenë drejtues i Trepçës për 14 vjet rresht. Gjatë kohës sa ka drejtuar Trepçën, kjo e fundit ka shënuar zhvillimin më të madh të prodhimit, duke e shndërruar kësisoj nga një ndërmarrje eksploatuese e mineraleve, në një ndërmarrje e cila ka prodhuar produkte finale. Pas luftës Nazmi Mikullovci i kthehet përsëri Trepçës ku e merr përsipër planifikimin dhe organizimin e rehabilitimit të minierave, që ishin të përmbytura në ujë. Disa nga planet i pranohen dhe minierat shpëtohen. Po ashtu shpëtohet edhe Trepça si një ndërmarrje unike, përkundër tendencave të strukturave paralele për ta ndarë”, pohoi Kurti.

Ndërkaq, Nazmi Mikullovci në fillim spjegoi se arsyeja e aderimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje! është është programi që, sipas tij, është një program i qartë dhe preciz i çliruar prej stereotipeve dhe frazeologjisë.

Ai tha se ky program krijon një ambient të duhur për zhvillimin ekonomik dhe është program real, i cili i identifikon shkaqet e problemeve dhe shtron edhe zgjidhjen e tyre.

“Sa i përket pjesës ekonomike, programi, pikënisjen e ka në identifikimin dhe mobilizimin e të gjitha resurseve njerëzore, materiale dhe financiare, dhe vendosja e tyre në funksion ekonomik të Kosovës”, tha Mikullovci. Mikullovci tha se ka munguar vullneti politik për zgjedhjen e problemeve ekonomike, ndonëse, sipas tij, mundësitë reale kanë ekzistuar gjithnjë.

n.e/NOA

KOMENTE