English

Itali, prangoset shqiptari 23 vjeçar me 33 kg heroinë

Firence, 13 nëntor, NOA – Një shqiptar i dyshuar si trafikant droge është prangosur sot nga policia italiane në qytetin e Firences me 33 kilogramë drogë të tipit heroinë.

Shqiptari i arrestuar është një 23 vjeçar, që nuk i bëhet publik emri për arsye hetimesh.

Gjatë ndjekjes së tij është plagosur një polic italian.

Burime zyrtare të policisë italiane konfirmuan se pas gjetjes së drogës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 23 vjeçarit në Fierence iu gjetën edhe mjetet për paketimin e saj.

Policia italiane sqaroi se sasia e sekuestruar e drogës, vinte nga Shqipëria.

mit/NOA
KOMENTE